Back to Blog
AJO VRAPON - March 08, 2026
JDK HarmonyFebruary 7, 2026

AJO VRAPON - March 08, 2026

Ditën e sotme, me rastin e International Women’s Day (8 Marsit), në zonën e liqenit artificial pranë Vëllezërit Frashëri në Tirana, u zhvillua për herë të parë në Shqipëri eventi sportiv dhe sensibilizues “Ajo Vrapon”, i cili mblodhi mbi 300 pjesëmarrës.

Aktiviteti u organizua nga JDK Harmony, Tirana Running Club, Juri Sport dhe ESD Albania, me mbështetjen e Bashkia Tiranë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) dhe UN Women. Eventi u mbështet gjithashtu nga sponsorë të ndryshëm si Credins Bank, Lulu & Thuaje nga Luana Vjollca, Novamat, Embassy of Sweden in Albania, Spring, Red Bull, R&R dhe Probranding.

Eventi zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe nisi me një poezi të shkurtër dedikuar forcës dhe qëndrueshmërisë së grave, duke dhënë një mesazh frymëzues për të gjithë të pranishmit. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të mediave, figura të njohura të sportit dhe artit, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë, duke e kthyer këtë nismë në një moment të rëndësishëm ndërgjegjësimi dhe bashkimi.

Qëllimi kryesor i “Ajo Vrapon” ishte sensibilizimi i publikut të gjerë mbi barazinë gjinore dhe fuqinë e grave për të përballuar sfidat e jetës. Përmes garës së vrapimit, organizatorët synuan të përcjellin mesazhin se vullneti, këmbëngulja dhe forca e brendshme mund të ndihmojnë çdo grua të kapërcejë vështirësitë dhe të ecë përpara.

Pas përfundimit të garës, të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Z. Niklas Ström, si dhe nga Presidenti i UN Women, Z. Michele Ribotta, të cilët vlerësuan rëndësinë e iniciativave të tilla për promovimin e barazisë dhe përfshirjes.

Më pas u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e garës. Në kategorinë e femrave, vendin e parë e fitoi Nali Seferaj, vendin e dytë Sabina Kania, ndërsa vendin e tretë Rachele Megna. Në kategorinë e meshkujve, vendin e parë e zuri Edmond Sulo, vendin e dytë Erjon Paluka, ndërsa vendin e tretë Xhemal Sulo.

Eventi “Ajo Vrapon” u përmbyll me një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve dhe me shkëmbimin e mesazheve pozitive mes tyre, duke lënë pas një atmosferë motivuese dhe një thirrje të qartë për më shumë mbështetje ndaj grave dhe barazisë në shoqëri.

Comments (0)

No comments yet. Be the first!

cover
Live

Le Futur Radio

Le Futur Radio

Chill your music

70%